14 ditë në detin e Turqisë: Vjosa Osmani kthehet nga pushimet luksoze që ia fshehu presidenca

Siç mëson ekskluzivisht Rahoveci INFO, Osmani është kthyer mbrëmë rreth orës 23:00.

Sipas burimeve të Rahoveci INFO, aeroplani ku gjendej Osmani bashkë me burrin e saj, fëmijët dhe prindërit ka ateruar në orën 22:35 në Prishtinë.

Paraprakisht, asaj i ishte rezervuar pjesa “VIP” në bazë të protokollit shtetëror.

Osmani siç mëson Rahoveci INFO gjendej që dy javë, saktësisht nga 2 gushti në detin e Turqisë.

Presidenca e vendit gjatë gjithë kohës e ka fshehur faktin se ajo ka shkuar me pushime duke mos iu përgjigjur asnjë interesi të medieve në lidhje me këtë çështje.

Madje gjatë kësaj kohe në profilin e Osmanit ka pasur postime për çështjet aktuale në vend.

Rahoveci INFO ka raportuar në vazhdimësi për faktin se Osmani ka shkuar me pushime në Turqi mirëpo që nga presidenca po e mbajnë të fshehur si fakt.

Turqia është njëri prej destinacioneve më të preferuara të kosovarëve për pushime. Sidoqoftë çmimet në resortet atje janë dukshëm më të larta se në vendet e rajonit andaj një shumicë dërrmuese e qytetarëve nuk kanë mundësi ta vizitojnë e madje nuk kanë qenë asnjëherë atje. /Rahoveci INFO/

Lexo edhe:

Detaje: Osmani që katër ditë me familje në detin e Turqisë, presidenca e mban fshehur

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker