Ambasadori amerikan falënderon Kosovën për strehimin e afganëve: Ju falënderoj përzemërsisht në emër të ShBA-së

Kosnett në një postim në Twitter tha se edhe një herë, Kosova demonstron lidership në skenën globale.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, falënderoj përzemërsisht qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj për t’u ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova demonstron lidership në skenën globale”, shkroi Kosnett.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti në Afganistan.

Sipas komunikatës për medie, “Qeveria e vlerëson të nevojshëm ofrimin e mbrojtjes së përkohshme e të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan”. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker