Haziri: 163 familje i kemi bërë me kulm mbi kokë dhe 49 shtëpi i kemi rinovuar

Ai shprehet mirënjohës humanitetin që e tregojnë njerëzit e vullnetit të mirë në Gjilan e mërgatë.

“163 familje i kemi bërë me kulm mbi kokë, 49 shtëpi i kemi rinovuar, ndërkaq 60 familjeve ua kemi paguar qiratë, me kosto totale mbi 3 milionë euro” ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

“163 familje i kemi bërë me kulm mbi kokë, 49 shtëpi i kemi rinovuar, ndërkaq 60 familjeve ua kemi paguar qiratë, me kosto totale mbi 3 milionë euro.
Jam krenar me shpirtin human të njerëzve të vullnetit të mirë, në Gjilan e mërgatë, të cilët iu bashkangjitën aksionit tonë të madh “Pak nga ne, shumë për ata”, për t’i lumturuar këto familje të cilat vuanin nga mungesa e strehimit e banimit.
Faleminderit deri në gjunjëzim për besimin ndaj programit tonë për familjen!”. /Rahoveci INFO/

 

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker