Makinat e reja Mercedes do të paralajmërojnë edhe për gropat në rrugë

Bota po afrohet gjithnjë e më shumë përmes teknologjisë, dhe kjo sigurisht përfshin edhe makinat.

Dhe kur flasim për makinat sigurisht që nuk mund ta lëmë anash edhe gjigantin Mercedes-Benz, i cili nuk është “i huaj” për teknologjinë e përparuar të automobilave.

Tek kjo makinë janë prezantuar paralajmërimet në vitin 2013 dhe kjo evoluoi për t’u bërë sistemi i komunikimit Car-to-X në vitin 2016.

Tani, ai sistem është përmirësuar më tej në modelet e reja S-Class, C-Class dhe EQS për të zbuluar gropat dhe rreziqet të tjera dhe për të paralajmëruar drejtuesit tjerë në zonë, përcjell Telegrafi.

Me pak fjalë, modelet e lartpërmendura kanë një sistem të azhurnuar me algoritme që monitorojnë ngjeshjen dhe shtrirjen e papritur në rrotat e përparme dhe të pasme.

Kur arrihet një prag i caktuar, sistemi vendos që makina sapo goditi një gropë.

Vendndodhja më pas dërgohet përmes setit të komunikimit të makinës në shërbimin Mercedes-Benz Cloud, i cili transmetohet në Mercedesët tjerë në zonë me sistemin e komunikimit Car-to-X të aktivizuar.

Për modelet deri në vitin 2016, paralajmërimi do të shfaqet si një alarm standard i ngjarjeve të trafikut me një thirrje të dëgjueshme. Ndërsa në modelet e reja, megjithatë, ajo do të identifikojë në mënyrë specifike çështjen si një gropë. /Rahoveci.INFO/

The post Makinat e reja Mercedes do të paralajmërojnë edhe për gropat në rrugë appeared first on Rahoveci.INFO.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker