Haradinaj pritet në vizitë nga Velijaj: Bashkëpunimi ynë duhet të jetë i përditshëm në interes të kryeqyteteve tona

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi mes tyre është i vazhdueshëm dhe praktik në interes të dy Kryeqyteteve.
“Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara. Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Postimi i plotë:
Takim vëllazëror me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.
Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara.
Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare.
E para Prishtina  🇽🇰
E para Tirana 🇦🇱
#punamarë
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker