Kurti takohet me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, flasin për Tregun e Përbashkët Rajonal

U bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, me theks për Tregun e Përbashkët Rajonal. Kryeministri Kurti tha se shpresojmë në arritjen e marrëveshjeve në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal që trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet pjesëmarrëse dhe që nxisin zhvillimin dhe demokratizimin e rajonit e prej të cilave qytetarët janë përfituesit final.

Në takim u bisedua edhe për situatën e re me pandeminë COVID-19 pas përhapjes së variantit delta në vend dhe masat që qeveria po merr në përballjen me të.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Rohde po ashtu diskutuan rreth samitit të ardhshëm në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian dhe pritjet e tyre nga ky samit që do të mbahet në tetor të këtij viti në Slloveni./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker