Anëtari i LDK-së në KQZ: Përparim Rama ka dokumentacion të Kosovës, i plotëson kushtet për certifikim

Përmes një njofitmi, Dushi thotë se KQZ është duke shqyrtuar kërkesat e subjekteve dhe më pastaj pason vendimi përfundimtar.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht Zyra për Regjistrim e Certifikim, është në fazën e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve politike e kandidatëve për certifikim.  Kjo është fazë e shqyrtimit, më pas do të pasojë vendimi përfundimtar i KQZ-së për certifikim”, th ai.

Dushi thekson se është një lëshim teknik dhe se ekziston mundësia për evitimin e tyre.

“Në këtë fazë, lëshimet, sidomos ato teknike gjatë shqyrtimit nga ana e Zyrës janë të mundshme prandaj ekziston periudha dhe mundësia për evitimin e tyre”, thotë ai.

Dushi ka thënë se lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Përparim Rama, për të cilin shton se ka dokumentacion të Kosovës.

“Madje, në këtë rast, lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Përparim Rama i cili, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, është i lindur dhe i rritur në Prishtinë, posedon dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe plotëson të gjitha kushtet ligjore për t’u certifikuar si kandidat për Kryetar të Prishtinës”, shton ai. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker