Deputetët e Vetëvendosjes heshtin për rastet me COVID-19

Gjatë asaj kohe, Bulliqi pati bërë edhe krahasim me kohën kur ekzekutivin e drejtonte Albin Kurti herën parë.

Rreth 13 muaj më vonë, të mërkurën e 19 gushtit 2021, IKSHP raportoi për 2236 raste të reja të infektimeve dhe tetë të vdekur nga COVID 19. Por, Bulliqi nuk reagoi me shqetësim sikur kur ishin 200 raste. Një vit më vonë rrethanat kanë ndryshuar. Ai është zgjedhur kryetar i komunës së Podujevës, ndërkaq lideri i tij partiak, Albin Kurti, po udhëheq Qeverinë për herën e dytë.

I zëshëm me kritika për Ministrinë e Shëndetësisë dhe mënyrën si po menaxhonte me pandeminë ishte edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, me 9 korrik 2020.

Por, tani kur shifrat e të infektuarve brenda ditës janë dhjetë herë më të larta nuk po e shpreh shqetësimin deputeti Rexhaj.

Njësoj po hesht edhe deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Por kur ishte në opozite, epidemiologja kishte kritika të mëdha për pozitën se po e menaxhonin pandeminë.

I vetmi deputet i Vetëvendosjes që nuk e ka ndryshuar mendimin nga viti i kaluar për menaxhimin e pandemisë është Fitim Uka.

Ndonëse, i tha televizionit nëpërmjet telefonit se nuk dëshiron të komentojë gjendjen me pandemi në vend, megjithatë, tha se ka keqmenaxhim nga institucionet aktuale.

Klani ka provuar të kontaktojë edhe me deputetë të tjerë që ishin kritikë ndaj mënyrës së menaxhimit të pandemisë gjatë verës së kaluar, por komunikimi me ta ishte i pamundur. Gjatë të enjtes telefontave nuk iu përgjigjen as zyrtarët për medie të kësaj partie.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!