Ish-komandanti i Koshares flet për mundësinë e largimit të ShBA-së nga Kosova

Ai ka kritikuar presidenten Osmani për krahasimin e refugjatëve kosovarë me ata afganë, duke thënë se e vetmja që i bashkon dy popujt janë viktimat e pafajshme.

“Në Afganistan kemi më shumë luftë civile brenda një populli të njëjtë. Por një parti politike ekstremiste kundër një qeverie stabile. Dhe e vetmja e përbashkët mes afganëve dhe kosovarëve është viktima dhe asgjë tjetër e përbashkët me Kosovën nuk lidhet. Dhe ishte një interpretim i gabuar i presidentes Osmani”, tha ai në Prime Time të Kanal 10.

Gjenerali i luftës së UÇK-së, thotë se ShBA nuk do të tërheqë trupat e saj nga Kosova.

Ndërsa sa i përket pranimit të refugjatëve afganë, ka thënë se duhet të pranohen në kushte të rrepta të azilit.

“Sa i përket mundësisë së tërheqjes së trupave amerikane mund të them se asnjë tregues i zhvillimit të Afganistanit dhe Kosovës nuk qon në këtë epilog. Frika mund të krijohet, por jo diçka tjetër. Kosova duhet t’i pranojë afganët në kushte strikte të azilit dhe transit për vendet tjera”, tha ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker