Kur Albin Kurti e maste suksesin e Qeverisë së tij me pak raste të infektimit me Covid 19

49 ditë pas këtiji fjalimi të kryeministrit Kurti, ku rënia e numrit të rasteve pozitive me Covid 19 shihet si storje suksesi dhe rezultat i “veprimeve të Qeverisë”, në Kosovë gjendja me pandeminë është si asnjëherë më keq.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 8 qytetarë humbën jetën nga Covid 19, ndërkohë mbi 2 mijë e 200 të tjerë rezultuan pozitiv me këtë virus – shifër kjo rekorde në Kosovë.

“Kur e pranum detyrën kishim 781 raste me infektime të reja me Covid 19 dhe 17 vdekje. Pra ky është konteksti, kjo është gjendja kur ne kemi marrë detyrën. Unë besoj se çfardo matje që i bëhet Qeverisë tonë, duhet të bëhet me raporte me këtë ditë të parë kur morën detyrën, e vetëm 100 ditë më vonë pas 23 marsit, kishim 9 raste të reja dhe asnjë vdekje. Prej 781 ka rë në 9-të, prej 17 (vdekje) në zero. 781 raste të reja me infektim me 23 mars, 100 ditë më vonë, me 1 korrik ramë në nëntë sosh, ndërkaq prej 17 vdekjeve në asnjë të tillë. Këto 100 ditë ka ndodhë diçka që të mos ndodhin aq shumë infektime dhe aq shumë vdekje” – ishte fjalimi i Albin Kurtit në Kuvend./Insajderi

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker