Blinken: Do t’i dhurojmë Kosovës 500 mijë vaksina, duke e afruar për 20% në synimet e vaksinimit

Blinken ka shkruar se sot është dhuruar kontigjenti i parë i 500 mijë dozave Pfizer që pritet të dhurohen në total për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e afruar për 20 përqind më afër synimit të vaksinimit.

“Sot ShBA-ja dhuroi kontigjentin e parë të 500 mijë dozave Pfizer për Kosovën, duke e sjellë 20 përqind më afër synimin për vaksinim. U dorëzuar përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura mes popujve tanë”, ka shkruar Blinken.

Ky kontingjent prej 35.100 dozash të vaksinës kundër koronavirusit, është në kuadër të donacionit prej mbi 500.000 vaksinave që SHBA-ja do të dhurojë për Kosovën, përmes programit COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për shtetet e varfra.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett rikujtoi se vendi i tij është donatori më i madh i COVAX-it ku ka kontribuar me 2 miliardë dollarë.

“Kjo dhuratë nga populli amerikan është donacioni më i madh i vaksinave që Kosova ka marrë nga ndonjë shtet i vetëm apo organizatë”, tha Kosnett.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohen, pasi theksoi se vetëm “së bashku mund ta mposhtim COVID-19”.

Donacioni i ri i vaksinave nga SHBA-ja erdhi në ditën kur Kosova regjistroi numër rekord të rasteve të reja, përkatësisht 2.250 infektime brenda një dite dhe katër viktima.

Deri më tani, në Kosovë 227.581 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 666.476. /Rahoveci INFO/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker