Edita Tahiri: Çfarë po ndodh me ketë qeveri, para syve të saj po ngriten struktura paralele serbe

Investimi në mbi 6 milionë euro do të bëhet nga Qeveria e Serbisë përmes Zyrës për Kosovën, që funksionon në kuadër të saj.

Drejtori i kësaj zyreje Petar Petkoviq, hodhi gurthemelin për ndërtimin e Universitetit të premten në Mitrovicën Veriore.

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka qenë edhe kryenegociatore e Kosovës në bisedime me Serbinë, ka thënë se çfarë po ndodh me ketë qeveri që para syve të saj po ngriten struktura paralele serbe.

“Derisa ne si qeveri dhe unë si kryenegociatore bëmë shuarjen e strukturave paralele serbe në veri, çfarë po ndodh me ketë qeveri që para syve të saj po ngriten struktura paralele serbe. Hiq ma larg se sot Serbia vuri themelet e universitetit paralel në veri…”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker