Presidentja Osmani dhe Julisen Sassel pro thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Belgjikë

Në takim me udhëheqësin e ri të zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel, presidentja Osmani, e falënderoi për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës dhe i uroi mirëseardhje.

Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Belgjikës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker