Serbia nuk e respekton Marrëveshjen e Uashingtonit, lobon kundër njohjes së Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq ka qëndruar për vizitë në kryeqytetin e Zimbabvesë, ku ka takuar homologun e këtij shteti, i cili u shpreh se vazhdojnë ta përkrahin Serbinë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një konferencë për medie që Selakoviq dhe Shava e mbajtën pas takimit në kryeqytetin e Zimbabvesë, Harare, ministri nikoqir u shpreh se shteti i tij vazhdon ta përkrahë Serbinë në çështjen e mosnjohje së Kosovës.

“Zimbabve ishte me Serbinë kur integriteti territorial i Serbisë u sulmua nga shpallja e pavarësisë së “njëanshme” të Kosovës. Ne e dimë që historikisht dhe kulturarisht Kosova “është pjesë e Serbisë”, dhe kur ne e mbështetëm Serbinë në OKB, ne e bëmë atë sepse i kemi njohur ato fakte”, tha Shava.

Ministri i Zimbavesë tha se këtë po e bëjnë pasi besojnë në siç thotë ai ‘faktet dhe të vërtetën’, andaj thotë se këto janë arsyet pse ne do të janë gjithmonë me Serbinë në forume ndërkombëtare.

Serbia dhe Zimbabve kanë shkëmbyer mes njëra-tjetrës vaksina përkatësisht gjëra ushqimore.

Serbia i ka dhuruar këtij shteti afrikan 30 mijë vaksina kundër COVID-19, teksa 65 ton me gjëra ushqimore, siç janë, vaji i lulediellit, sheqeri e pasta kanë zbarkuar në Serbi. /Rahoveci INFO/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker