Selakoviq përgëzoi Kenian që s’e njeh Kosovën, Vela: Marifet i kotë i Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, kishte falënderuar Kenian që nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës.

Për këtë, ka reaguar shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i cili e quajti të kotë dhe që tregon mosgatishmërinë e Serbisë për të ndrequr raportet me Kosovën.

“Duke përdorur vaksinat kundër COVID-19 të dhuruara nga Rusia, shefi i diplomacisë serbe Selakoviq u përpoq të joshë këtë javë shtetet si Kenia, Zimbabve, Zambia, Namibia dhe Angola që të mos e njohin Kosovën. Marifet i kotë i PR që vetëm tregon se Serbia nuk është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, shkruan ai.

Në vizitën e tij, Selakoviq tha se Serbia është krenare për historinë e gjatë të bashkëpunimit me këto vende. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker