Syla: Sot vdiq edhe një 20-vjeç, o ku je Albin Kurti?

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka përmendur numrin e rasteve dhe vdekjeve në 24 orët e fundit në Kosovë.
Me këtë rast, ai përmendi se në mesin e të vdekurve është edhe një 20-vjeçar nga Istogu.
“Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur me Liburnin e Durmishin, jemi të mashtruar nga Qeveria Kurti2, jemi të infektuar si kurrë më parë. Sot vdiq edhe një 20 vjeç nga Istogu. O ku je Albin Kurti?”, shkroi ndër të tjera ai.
Syla thotë se nuk bëhet popullizëm e hesape zgjedhore në pandemi.
Postimi i plotë:
“8 të vdekur. 2279 të infektuar.
Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur me Liburnin e Durmishin, jemi të mashtruar nga Qeveria Kurti2, jemi të infektuar si kurrë më parë.
Sot vdiq edhe një 20 vjeç nga Istogu.
O ku je Albin Kurti?
Nuk bohet popullizëm me pandemi. Nuk bohen hesape zgjedhore… kishe spe mbyllim se humbim vota, sepse njerëzit vdesin. Ju e dini, por po bëheni toshë”. /Rahoveci INFO/