Azemi: AAK është dëshmuar për qeverisje të mirë

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se njerëzit i janë bashkuar listës së AAK-së duke u bazuar në qeverisjen e saj në nivel qendror dhe në Komunat me të cilat ka qeverisur.

“Rastësisht mund të ndodh në një Komunë, ose edhe në dy, jo më shumë e assesi në të gjitha. Shpesh herë e kam thënë se vet e kaluara jote të rrëzon ose ngritë, jo dikush tjetër. Vizionit të Aleancës i bashkohen ata që besojnë në të, e vlerësojnë seriozitetin dhe punën. Është dëshmuar kjo edhe në nivel qendror të qeverisjes, edhe në Komunat ku ka qeverisë Aleanca, por edhe në ato ku ka qenë në bashkëqeverisje; përkushtim e zhvillim, ndershmëri dhe seriozitet”, ka shkruar Azemi.

Postimi i plotë:

Nuk është rastësi e as me t’qëlluar që listat e Aleancës gjithandej Kosovës janë më të mirat. Është ruajtur kujdesshëm bërthama e saj, gjeneratë e mesme, dhe shumë ardhje të reja, kryesisht nga familje të mëdha e kontribuese për vendin në gjitha etapat e historisë.

Rastësisht mund të ndodh në një Komunë, ose edhe në dy, jo më shumë e assesi në të gjitha. Shpesh herë e kam thënë se vet e kaluara jote të rrëzon ose ngritë, jo dikush tjetër. Vizionit të Aleancës i bashkohen ata që besojnë në të, e vlerësojnë seriozitetin dhe punën. Është dëshmuar kjo edhe në nivel qendror të qeverisjes, edhe në Komunat ku ka qeverisë Aleanca, por edhe në ato ku ka qenë në bashkëqeverisje; përkushtim e zhvillim, ndershmëri dhe seriozitet.

Personalisht ndihem njeri me fat që i takoj një liste ku secili është më i mirë se unë. Po ashtu, ndihem komod dhe ballhapur që jam pjesë e një ekipi të cilit i prinë Nazim Gagica, njeriu më i pranueshëm tek qytetarët, përveç i dëshmuar për punë dhe ndershmëri. Ndihem mirë që i kam miq të gjithë kandidatët e Aleancës për kryetar komunash, ku secili është më i mirë se secili tjetër.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker