Malisheva debuton me barazim në Superligë

Skuadra e Malishevës ka debutuar me barazim në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Rahoveci INFO. Malishevasit kanë luajtur baras 1-1 me Prishtinën, në sfidën e vlefshme për xhiron e parë në Superligë. Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, golin për vendasit e realizoi Hasan Hyseni në minutën e 13’, kurse për mysafirët shënoi Leotrim Bekteshi në minutën e 90+3.

Source

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker