Shkelzen Gashi, LDK-së: Serbinë në Kosovë e keni instaluar ju

Gashi u deklarua lidhur me këtë çështje pas një reagimi që erdhi nga zyra e LDK-së, e që kishte të bënte me gurë-themelin në ndërtimin e Universitetit në Mitrovicë nga qeveria e tanishme e udhëhequr nga Albin Kurti.

Nga LDK u tha se Qeveria Kurti po e ri-instalon Serbinë në Kosovë, ndërsa Gashi u kundërpërgjigj duke thënë se “Serbinë e keni instaluar ju”, transmeton Rahoveci INFO.

Postimi i plotë i Gashit:

SËRBINË NË KOSOVË E KENI INSTALUAR JU!

Ligji për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës është miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 21maj 2008, me votat e deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Ky ligj në nenin 14 liston kompetencat e zgjeruara të Komunës së Mitrovicës Veriore për arsimin e lartë. Në pikën f., ligji thotë se Komuna e Mitrovicës Veriore do të sigurojë që Universiteti në Mitrovicën Veriore të ketë objekte dhe financim adekuat për veprimtarinë e tij edhe nga burime të tjera institucionale, ku specifikon fondet nga Republika e Sërbisë.

Kështu që, rreshti i dytë, i tretë dhe i katërt (PDK, LDK dhe AAK), ju lutem: QETËSI!

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker