VV do t’i humbë zgjedhjet në Mitrovicë, do të ndahej nëse s’e kandidonte Agim Bahtirin

Ferizi tha se edhe nëse VV-ja nuk do e kandidonte Agim Bahtirin, sërish do t’i humbiste zgjedhjet sepse sipas saj Bahtiri do ta ndante degën në dy pjesë.

Madje sipas saj, kjo degë tashmë është e ndarë me shumë arsye ndonëse jo publikisht.

“Vetëvendosje në Mitrovicë, i ka zgjedhjet e humbura. Edhe po të mos e kandidonte Agimin, do t’i humbte ato, pasi që Agimi do ia ndante degen në dy pjesë, degë e cila me shumë arsye është (jo-publikisht) e ndarë tashmë”, ka shkruar Ferizi.

Ajo shtoi se Bahtiri përgjatë dy mandateve si kryetar ka pasur vetëm skandale në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Vetëvendosje në Mitrovicë, i ka zgjedhjet e humbura. Edhe po të mos e kandidonte Agimin, do t’i humbte ato, pasi që Agimi do ia ndante degen në dy pjesë, degë e cila me shumë arsye është (jo-publikisht) e ndarë tashmë. Kurse me Agimin në kandidim, do i humb zgjedhjet për ta legjitimuar përjashtimin e tij nga ky subjekt. Ndryshe, qysh do ta arsyetonte VV-ja fitoren e Agim Bahtirit i cili përgjatë dy mandateve veç skandale ka pasë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker