Armend Zemaj i LDK-së: Kryeministër dhe ministër “rekordzi”, ku jeni?

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pushteti aktual qytetarët po i sheh si numra për vota, prandaj edhe është kjo gjendje e vështirë.

Postimi i plotë i tij:

Kryeministër dhe ministër “rekordzi”, ku jeni?

Gjendje alarmante! Për dhjetë ditë kemi 17.723 raste të reja me Covid-19. Po ashtu, 67 qytetarë kanë humbur jetën, në të njëjtën periudhë kohore, ndërkaq vetëm sot 17 prej tyre. Ndërsa, raste aktive kemi 20.467.

Kryeministër dhe ministër “rekordzi”

Krejt padrejtësisht qytetarët po i shihni si numra për vota, ndaj dhe e kemi këtë gjendje të vështirë. Mos harroni se po thyeni çdo rekord të zi të cilin vet e keni arritur. Mundohuni ta kuptoni një herë e mirë se qytetarët po i shndërroni në pacient të shumtë nga dija juaj e paktë.

Qytetarët kanë nevojë për kujdes, mbikëqyrje dhe ndihmë. Ata, familjarët e tyre dhe të gjithë e meritojnë të jetojnë, dhe atë shëndetshëm. Po shihet se menaxhimi i pandemisë nga ju ka qenë një frazë populliste dhe as që ka ekzistuar, ndaj dhe gjendja në tërësi ka degraduar.

Kryeministër dhe ministër “rekordzi”

Nuk e di se si mund t’iu zë gjumi! Dyshoj se mund të fleni rehat, e kundërta do të ishte tepër shqetësuese. Dorëheqja e parevokueshme e ministrit “rekordzi”, si pasojë e dështimit në menaxhimin e pandemisë Covid-19, është obligim, është përgjegjësi.

Të dashur qytetarë,

Ju lutem, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë VAKSINOHUNI.

Uroj që të gjithë t’i respektojmë rekomandimet e IKSHPK-së.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker