Partneri im zgjat pesë orë në shtrat’-62-vjeçarja flet për jetën personale

Sian Davies ka rrëfyer për “The Sun” se si partneri i saj mund të zgjasë deri në pesë orë në shtrat, por kjo po i shkakton probleme të tjera shëndetësore.

62-vjeçarja është nënë e pesë fëmijëve, si dhe gjyshe me gjashtë nipër e mbesa.

Partneri i saj 63-vjeçar, David Jones, u takua me të në vitin 2016, një vit pasi të dy kishin humbur partnerët e tyre të mëparshëm nga kanceri.

Dy muaj më vonë, ata nisën të dilnin në takime romantie, por kur gjëratf filluan të bëheshin intime, ajo përjetoi një “shok”.

“Vitin e parë, seksi zgjaste deri ën pesë orë.

Herët e para zgjaste pothuajse gjithë ditën, ndërsa më pas kisha nevojë për pushim.

Nuk e kisha provuar këtë me asnjë burrë më parë.

Gjithmonë shkonim vonë nëpër takime, dhe meqë nuk mund t’i tregoja njeriu arsyen e vërtetë, u thoja se kisha harruar,”- tha Sian.

Më pas ajo shtoi: “Është si një maratonë, për të qenë e sinqertë.

Kam probleme me njërin nga gjunjtë.

Gjithashtu më dhembin ijet.

Kam një dhimbje të vazhdueshme në dorën e djathtë, por më vjen shumë turp që këto t’ia tregoj dikujt”.

Në virtin 2017, Sian shiti shtëpinë e saj dhe u zhvendos në një banesë pranë shtëpisë së David.

Pas pesë vitesh bashkë, gjatë së cilëve në të shumtën e kohës kanë bërë seks bashkë, Sian mendon t’i thotë David se nuk e përballon dot më gjithë këtë.

“Ne po plakemi, prandaj më duhet të jem e kujdesshme.

Nuk dua që problemet e mia shëndetësore të përkeqësohen.

Ai është një partner shumë i dashur dhe i përkujdesshëm, prandaj nuk mund të ankohem shumë.

Nëse i thëm ‘jo më’, ai ndalon.

Tashmë ia kam ndaluar të bëjmë seks më shumë se një orë”, rrëfeu Sian.

The post Partneri im zgjat pesë orë në shtrat’-62-vjeçarja flet për jetën personale appeared first on Rahoveci.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker