Pas hedhjes së gazit lotsjellës në koncertin e Bregoviqit, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Në formë proteste ndaj këngëtarit serbo-boshnjak Goran Bregoviç, disa individë zgjodhën të hedhin gaz lotsjellës.

Ndërkohë, pas këtij sulmi vjen edhe reagimi i parënga lëvizja Vetëvendosje.

Kreu i degës së VV-së në Shqipëri Boiken Abazi, ironizon se kjo ishte përgjigja për t’i dhënë kuptim festës.

“Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviç, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, shkruan Abazi.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker