Uran Ismaili bën thirrje për PZHK-në: Heshtja për Planin Zhvillimor Komunal është miratim i tij

Plani Zhvillimor Komunal që Komuna po synon ta miratoj këto ditë e vulos mënyrën dhe natyrën e “zhvillimit” të Prishtinës për tetë vitet e ardhshme.

Me këtë rast, Ismaili u ka bërë thirrje edhe kundërkandidatëve të tij për kryetar të Prishtinës që të deklarohen publikisht kundër miratimit të këtij plani.

“Mosdeklarimi publik për PZHK-në nënkupton mbështetje për këtë proces, i cili më pas bëhet i pakthyeshëm.”, ka thënë ndër të tjera ai.

Lexoni statusin e tij të plotë:

Dy javë më parë u kam nisur letër gjithë asambleistëve të Komunës së Prishtinës në lidhje me Planin Zhvillimor Komunal dhe nevojën për ta ndaluar atë.

Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal pritet të bëhet votimi për ta hedhur në diskutim publik Planin Zhvillimor Komunal.

Qeverisja e ardhshme nuk ka asnjë kuptim nëse planin për tetë vitet e ardhshme të qytetit e bën qeverisja që tani po e përfundon mandatin.

Ky plan që pritet të hidhet në diskutim publik e vulos mënyrën dhe natyrën e “zhvillimit” të Prishtinës për tetë vitet e ardhshme. Mosdeklarimi publik për PZHK-në nënkupton mbështetje për këtë proces, i cili më pas bëhet i pakthyeshëm.

Prandaj, ju bëj edhe një herë thirrje të gjithëve që mos ta votoni daljen në diskutim publik të Planit Zhvillimor Komunal. Është jetike për Prishtinën dhe qytetarët e saj që këtë plan ta ndalim këtu.

Ne duhet ta kemi një angazhim publik gjithëpërfshirës në mënyrë që plani të jetë përmbajtësor dhe që asnjëri nga ne të mos ketë nesër justifikim për qeverisjen e tij duke u thirrë në planet që i ka miratuar dikush tjetër në të kaluarën./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker