Zekaj (IKD): Të korruptuarit s’mund ta luftojnë korrupsionin

Zekaj në Info Magazine po ashtu ka theksuar se partitë politike nuk po mund të distancohen nga personat që bien ndesh me ligjin.

”Në kuadër të hulumtimit të integritetit të kandidatëve të komunave, kemi parë që partitë politike nuk po mund të distancohen nga personat që bien ndesh me ligjin. Tri partitë më të mëdha kanë persona që bien ndesh me ligjin”, ka thënë Zekaj.

Vetëvendosje sipas tij, për zgjedhjet e 14 tetorit, ka tre kandidatë me vepra penale, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nga dy kandidatë, ndërkaq NISMA, një, njofton Klankosova.tv.

”Edhe në qeveritë e kaluara edhe në këtë qeveri kemi politikanë që gjysma e ditës i shkon duke e mbrojtur vetën nga veprat penale”, ka shtuar ai.

”Shpesh shtyhen seancat gjyqësore me arsyetimin se personi gjendet në seancë parlamentare”, ka shtuar Zekaj.

Ai ka shpjeguar se kandidatët nga radhët e PDK-së, për kryetarë të Klinës dhe Suharekës, kanë procese në Gjykatën e Apelit.

”Lënda e Sokol Bashotës për Klinës, gjendet në proces të Gjykatës së Apelit, ku ka një aktakuzë aktive edhe lënda e Murtezit gjendet në proces të shkallës së parë”, ka shpjeguar Zekaj.

Ai ka shtuar se në fillim e kanë komplimentuar vendimin e PDK-së për të mos kandiduar me ata që kanë aktakuza, por tash sipas tij, po del që s’është mbajtur premtimi.

As Mimoza Kusari-Lila nga radhët e VV-së, sipas tij, nuk mund të garojë për Gjakovën dhe as dy kandidatë të tjerë të kësaj partie, të cilëve nuk ua përmendi emrat.

”U pamundësohet garimi nga Vetëvendosje këtyre kandidatëve pasi kanë lëndë në proces gjyqësor”, ka thënë Zekaj.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!