Donika Gërvalla e përgëzon Vitinë për punën në ditën kur vdiqën 18 qytetarë

Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar Vitinë për punën që po bën, në ditën kur vdiqën 18 qytetarë si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

“Heq kapelen para kolegut tim, Arben Vitia.  Me përkushtimin, profesionalizmin, zellin, modestinë dhe qetësinë që e karakterizojnë, Arben Vitia menaxhoi në mënyrë shembullore sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë pandemisë. Shumë nga afër i kam përcjellur  betejat e tij të shumta, të vogla dhe të mëdha, në Kosovë dhe jashtë saj, për sigurimin e vaksinave kaq të nevojshme për Kosovën”, shkroi Gërvalla.

Ajo është e sigurt që edhe këtë sfidë do ta kalojnë së bashku.

“Varianti i ri i virusit dhe rritja e madhe e rasteve të reja e ka vënë të gjithë botën para një sfide. Numri i rasteve tragjike po na trondit të gjithëve çdo ditë e më tepër.  Përvoja edhe e shteteve të tjera tregon se shtrëngimi i masave dhe përshpejtimi i vaksinimit janë rrugëdalja e vetme”.

Ndryshe, ministrja Gërvalla njihet për huqjet teknike në postimet që bën, ndërsa sot ajo e ka gjetur ditën e duhur, për ta nderuar Vitinë për punën e tij.

Kujtojmë se kohëve të fundit, për çdo ditë po thyhen rekorde të rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 2 mijë e 295 të infektuar dhe 18 viktima. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker