Sahatqija: Prej kujt po kërkon drejtësi Albulena Haxhiu? Punoni more, mjaft me rrugë

Sahatqija ka pyetur se nga kush po kërkon drejtësi ministrja Haxhiu, e cila iu bashkëngjit turmës së protestuesve që shprehën pakënaqësinë e tyre para këtij dikasteri lidhur me neglizhencën e rasteve të dhunës dhe vrasjes së grave.

Sahatqija tha se Haxhiu e akuzon kryeministrin Albin Kurti se i ka duart me gjak.

“Ministrja e Drejtesisë kërkon drejtesi jashte Qeverise dhe e akuzon Kryeministrin e vete se i ka duart me gjak!!!, shkroi ndër të tjera ajo.

Ajo i kërkoi Qeverisë që të nisin të punojnë dhe ta ndalojnë demonstrojnë në rrugë.

Postimi i plotë:

“Ministrja e Drejtesisë kërkon drejtesi jashte Qeverise dhe e akuzon Kryeministrin e vete se i ka duart me gjak!!!
Prej kujt po kerkon ajo drejtesi????
Pushteti 1 partiak me shumice parlamentare kerkon drejtesi ne rruge kur i ka te gjitha instrumentet institucionale!!!
Qeveri praktikantesh qe se kane idene si qeveriset.
Nisjani more me punu, mjaft me rruge, keni pushtetin, zbardhni rastet e Marigones, Astrit Deharit, Agon Musliut etj”.  /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker