Syla: Deklaratat e Liburnit, Sveçlës dhe Albulenës të ndryshme për me e trullu votuesin e tyre naiv

Ai thotë se deklaratat e ministrit Liburn Aliu, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiut janë të ndryshme me njëra-tjetrën, e që sipas tij, kanë për qëllim krijimin e konfuzionit publik, për t’i trulluar votuesit e tyre, të cilët i ka quajtur naiv.

Postimi i plotë:

“Deklaratat e Vetëvendosjes, Liburnit, Sveçlës dhe Albulenës janë të ndryshme nga njëra tjetra me qëllim me kriju konfuzion publik e sidomos, me trullu votuesin e tyre naiv.
Që thojnë kosovarët ‘me ja përzi me kos’… e vërtëteta është që sjeni kërkah, dhe gjithkah… edhe në Qeveri, edhe në protestë edhe në media me deklarata koti. Me një fjalë jeni të gërditshëm. Çunu more punoni naj send, leni kopallat”. /Rahoveci INFO/
Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!