Deputeti i Listës “Guxo” sqarohet pas kritikave që ia bëri Arben Vitisë, ka dy fjalë edhe për Kurtin

Karameta tha se ministri Vitia duhet t’iu kërkojë falje mantelbardhëve e qytetarëve, ndërsa kërkonte largimin e tij.

Lidhur me këtë status, ai thotë se ka marrë komente ofenduese e linçuese pas deklaratës së mbrëmshme që bëri për Vitinë.

Andaj, përmes një postimi sqaron se kritikoi vetëm 1/15 pjesë të Qeverisë Kurti dhe se e bëri me qëllim të përmirësimit.

Ndër të tjera, deputetithotë se kryeministrin Kurti e vlerëson si më të mirin që e ka pasë Kosova.

Postimi i plotë:

“Sqarim
Pas shumë komenteve fyese, linçuese, ofenduese, shantazhuese e kërcënuese, më duhet të sqaroj dy çështje:
1. Nuk ndihem i ofenduar, kërcënuar e as i frikësuar, pra ndihem mirë dhe sigurtë.
2. Unë shkrova dhe kritikova veç 1/15 pjesë të Qverisë Kurti, dhe ate vetëm disa komponente të kësaj pjese. Jo më tepër. Dhe, këte e bëra me qëllim të përmirësimit, asnjë tendencë tjetër. Në shëndetësinë kosovare u krijua indinjatë dhe pasiguri, për të cilën kauza jonë nuk e përballon dhe nuk duhet t’a lejon. Kauza jonë politike, standardi i ri politik që krijuam, strategjia jonë e përbashkët kërkon punë dhe çasje tjetër ndaj shëndetësisë.
Kryministrin Kurti e vlerësoj si kryeministrin më të mirë që ka pas Kosova. Këtë e thanë edhe 51% qytetarëve, në mesin e të cilëve edhe unë me angazhimin tim maksimal, dhe gjithashtu do të angazhohem dhe do të jem pjesë e kësaj qeverie, do të jap kontributin tim për punë të mira. LVV – GUXO do të marr edhe shumicën e Komunave në qeverisje në këto zgjedhje lokale, ku kontributi im do të jetë i pakompromis, e sidomos në regjionin prej nga unë vi”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker