Dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë më 7 dhe 8 shtator

Kjo është konfirmuar për Kosovo-online nga burime diplomatike në Bruksel. Agjenda nuk është bërë e ditur, pasi që është thënë se ende nuk janë caktuar temat, transmeton Klankosova.tv.

Ky takim pritet që të mbahet në nivel të drejtuesve të ekipeve negociatore – Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia.

Të enjten ka qenë Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak që ka njoftuar se ka folur me të dyja palët, lidhur me përgatitjet për raundin tjetër të dialogut.

Lajçak pa specifikuar datë ka thënë se ky takim do të mbahet në fillim të shtatorit.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker