Koncepti spektakolar i Audi lë të kuptohet se si do të duket A8 në të ardhmen

Koncepti i Grandsphere, do të shfaqet premierë më dy shtator.

Audi ka njoftuar automjetin futuristik Grandsphere për fillimin e muajit të ardhshëm.

Ky koncept, do të vijë vetëm disa javë pas prezantimit të Skysphere po aq novatore – një veturë, gjatësia e së cilës është e ndryshueshme.

Sidoqoftë, ndërsa Skysphere është një dy-vendësh, koncepti Grandsphere ka 4 dyer dhe është krijuar për të njoftuar gjeneratën e re Audi A8.

Fotografitë zbulojnë një automjet “të zgjatur”, elegant me një derë të pasme që hapet në drejtim të kundërt nga përpara dhe pa një shtyllë qendrore.

Ashtu si në rastin e konceptit Skysphere, para shoferit janë timoni dhe pedalet që mund të tërhiqen në panelin e kontrollit.

Pavarësisht nga madhësia e tij, koncepti ka një stol të vogël për pasagjerët e pasmë, ndërsa një palë ulëse të përparme ngjajnë me kolltuqe të rehatshme.

Dizajni i jashtëm i konceptit Grandsphere është po aq i mrekullueshëm sa në rastin e Skysphere dhe ka fenerë të ngjashëm të hollë LED.

Është gjithashtu, i pajisur me rrota të mëdha.

Audi ka konfirmuar se Grandsphere, si koncepti Skysphere dhe Urbansphere e shpallur, bazohet në platformën mekanike për automjetet elektrike Artemis. /Rahoveci.INFO/

The post Koncepti spektakolar i Audi lë të kuptohet se si do të duket A8 në të ardhmen appeared first on Rahoveci.INFO.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker