Latifi: Ata që po e kritikojnë Kurtin, janë soji i njerëzve që po prisnin të shpërbleheshin me poste

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi thotë se ata që dikur e lavdëronin Kurtin, e tani e kritikojnë, janë ata persona që kanë pritur të shpërblehen me poste nga ky i fundit.

Sipas tij, e njëjta gjë kishte ndodhur gjatë viteve 2007 e 2008, transmeton Rahoveci INFO.

Postimi i plotë:

“Ata që deri me 14 shkurt e çonin në qiell Albin Kurtin “e gjithdijshëm” dhe tani kanë filluar të hedhin vrer mbi të, ta dini se nuk janë të atillë që u dhemb zemra për këtë vend, duke parë gabimet e qeverisjes së tij. Jo, ata janë soji i njerëzve që kanë pritur të shpërblehen me poste nga Kurti për elozhet që i kanë thurur atij ndër vite, dhe kur e kanë parë se Kurti i ka harruar në ditën e shpërndarjes së posteve, i janë kthyer me kritika e akuza, të cilat nuk i pushojnë as ditën as natën.
E kam parë me sytë e mi sojin e këtyre njerëzve gjatë viteve 2007 e 2008. Llojlloj servilësh i shkonin pas Hashim Thaçit, shkruanin e shpërndanin elozhe gjithandej për të, pastaj kur Thaçi nuk ua mbushi gushën me poste e privilegje, ndërruan menjëherë fytyrën dhe filluan ta shanin poshtë e lart, ditën dhe natën.
Në këtë vend, kryesisht, njerëzit e kritikojnë pushtetin jo për atë se çfarë bën ai, por për faktin se nuk janë edhe ata pjesë e tij.
Parimet morale dhe interesi i përgjithshëm i shtetit janë gjërat e fundit për ta cilat njerëzit e lodhin mendjen e në këtë vend.
Prandaj edhe i kemi punët kështu siç i kemi, për faqe të zezë”. /Rahoveci INFO/
Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!