Salihu: Është ç’njerëzore të mbrosh një ministër të Shëndetësisë në ditën kur vdesin 18 qytetarë

Përmes një postimi në Facebook, Salihu ka thënë se është ç’njerëzore dhe pandejshme të mbrosh një ministër në ditën kur në vend vdesin 18-qytetarë nga koronavirusi.

Ai e vlerëson të pasinqertë që qytetarët të fajësohen për rritjen e numrit të infektimeve, ndërkohë, që Qeveria i merrte meritat për uljen e numrit të infektimeve vetëm para pak javësh.

Postimi i plotë:

“Eshte goxha morbide, çnjerezore dhe e pandjeshme ta mbrosh nje minister te Shendetesise ne diten kur nga Kovidi vdesin 18 qytetare te Kosoves, fqinj tone, miq tone, familjare tone, te njohur tone. Eshte e pasinqerte t’i fajesosh qytetaret per rritjen e numrit te infektimeve, nderkohe qe i ke marre meritat per uljen e numrit te infektimeve vetem para pak javeve.
Nuk eshte faji i qytetareve qe nuk ka termine te lira per vaksinim. Nuk eshte faji i qytetareve qe jane hequr krejt masat mbrojtese tash e dy muaj. Nuk eshte faji i qytetareve qe ekziston vetem nga nje qender vaksinimi per qytet. Nuk eshte faji i qytetareve qe ministri i Shendetesise po e braktis gjendjen emergjente shendetesore dhe po dezerton ne garen per kryetar te Prishtines.
Nuk mund te fajesohen qytetaret qe nuk po kujdesen e po shkojne neper dasma kur, vetem pak dite me pare, ministri i Shendetesise, ky qe po e lavdoni, ka shkuar vete neper dasma. Nje qeverisje qe e drejton gishtin e akuzes nga qytetaret nuk eshte qeverisje per qytetaret. Me 14 shkurt po keta qytetare qe sot po i fajesoni ju kane votuar per te punuar. Jo per t’i fajesuar per mospunen dhe deshtimet tuaja”. /Rahoveci INFO/
Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!