Matematika morbide e Hajrulla Çekut: Për 4 vdekje duhet të japësh dorëheqje, për 18 jo

Çeku shkruante me 4 korrik të vitit 2020 se vdekja e gjashtë personave atë ditë nga Covid-19 është një “dhimbje e madhe”, derisa fajësonte qeverinë për vdekjet.

“Mos prisni asgjë nga kjo qeveri”, shkruante Çeku, “nuk kanë as ide e as vullnet të merren me pandeminë”.

Prandaj, atëherë deputet opozitar, ftonte qytetarët që të kujdesen vetë se s’kanë kë tjetër t’u vinte në ndihëm.

Tri ditë më vonë, me 7 korrik 2020, Çekut iu kishte mbushur kupa. Atë ditë nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës jepej se nga COVID-19 kishin vdekur katër persona, derisa ishin infektuar 195 të tjerë

.Çeku, i indinjuar, shkruante në formë pyetje se “edhe sa njerëz duhet të vdesin që të shkarkohet Armend Zemaj?Aktin e dorëheqjes, si një veprim fisnik në politikë, Çeku thoshte se “nuk e presim prej tij”, “sepse dorëheqja është akt moral”.

Një vit më vonë, kur Çeku nuk është më opozitar, por ministër dhe me Shëndetësinë udhëheqë bashkë-partiaku i tij, Arben Vitia, numrat e infektimeve dhe vdekjeve janë disa herë më të mëdha, por Çeku më nuk kërkon dorëheqje të askujt.

Vetëm dje, ditë e premte, në Kosovë kishte 16 të vdekur nga Coronavirusi, derisa të enjten 18 të tjerë dhe në total në javën e fundit plot 173 persona kanë ndërruar jetë, derisa janë infektuar 16 mijë e 113 persona brenda javës.

Vitisë jo që i është kërkuar dorëheqja, por është përshëndetur nga Ministrja e Diasporës, Donika Gërvalla dhe nga zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi, për punën e mirë e të madhe që po bën.

“Ja heqim kapelën”, kanë thënë edhe Gërvalla edhe Bislimi, derisa ky i fundit ka treguar se Vitia aq shumë punon sa që vetëm këtë javë e ka thirrur në telefon gjashtë herë dhe gjithashtu gjashtë herë të tjera janë takuar.

Përveç ministrave që nuk kanë folur, nuk ka thënë gjë as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Rritja e madhe e numrave të vdekjeve e të të infektuarve nuk është problemi i vetëm që ka Kosova me pandeminë. Vaksinimi gjithashtu mbetet çështje në të cilën ka ngecur shteti.

Parregullsi, pritje të gjata në rëndë dhe grumbullime janë parë në pikat e vaksinimit. Derisa, përkundër se qeveria ka lëshuar një kampanjë në internet pro vaksinimit, në faqen për caktimin e orarit të marrjes së vaksinës, shkruan se orare të lira për momentin nuk ka.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!