Vuçiq: Nëse s’tërhiqet vendimi për dënimin e Todosijeviq, Lista Serbe mund të mos marrë pjesë në zgjedhje

Vuçiq thotë se në rast se nuk anulohet ky vendim, atëherë marrëveshja e Brukselit nuk do të ekzistojë më.

I pari i shtetit serb, është pyetur se në rast se vendimi kundër Todosijeviqit nuk anulohet, a mund që Lisa Serbe të mos marrë pjesë në zgjedhe, ai tha se të gjitha vendimet janë të mundshme.

“Nëse vendimi i Todosijeviqit nuk anulohet, është e qartë për ju se marrëveshja e Brukselit, me vendim të shqiptarëve, nuk ekziston më, kështu që atëherë të gjitha vendimet janë të mundshme”, është shprehur Vuçiq, shkruan Kossev, transmeton Klankosova.tv.

Tre ditë më parë, Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore të dhënë për deputetin e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, me dy vjet burgim për një deklaratë të bërë në mars të vitit 2019 ku kishte deklaruar se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit u dënua nga udhëheqja shtetërore serbe, Lista Serbe dhe disa organizata të shoqërisë civile serbe në Kosovë.

Të gjithë ata shprehën të njëjtën pikëpamje – se vendimi i Gjykatës së Apelit shkel Marrëveshjen e Brukselit për Drejtësinë, e cila përcakton se në rastet që vijnë nga zonat me shumicë serbe, mund të vendosin vetëm dhomat e veprimit, në të cilat janë dy persona me kombësi serbe dhe një person me kombësi shqiptare.

Ndërsa, për vendim e Gjykatës së Apelit ka reaguar edhe zëdhënsi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme duke thënë se Kosova, sikurse Serbia duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të nënshkruara

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker