​”Qytetarët s’po mund të vaksinohen për shkak të mungesës së terminëve”

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 36 të vdekur, shifër kjo rekorde që prej shpërthimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar.

Në reagimin e saj, Bajrami thotë se qytetarët nuk po mund të vaksinohen për shkak të mungesës së terminëve, përgjegjësi kjo e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pavarësisht se në shoqërinë tonë sikur në secilën shoqëri tjetër ka të tillë që nuk donë të vaksinohen, prej që ka filluar vaksinimi ne nuk e kemi parë një qendër të vaksinimit që s’ka pasur punë sepse s’ka pasur pacientë. Sot, asnjë qytetar nuk mund të bëj termin për vaksinim sepse s’ka termin. Përgjegjësi kjo e qeverisë dhe e ministrisë së Shëndetësisë!!! Mos i fajësoni qytetarët që s’dëshirojnë të vaksinohen, sepse ende nuk janë vaksinuar ata që po donë”, shkruan Bajrami në Facebook.

“Sot, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta 36 familjeve që kanë humbur me të dashurit e tyre! Qoftë dita ma e keqe kjo në historinë e pandemisë, për vendin tonë! Popullista zgjohuni, mos i shihni njerëzit veç si vota. A e dinë që fëmijëve që sot ju kanë vdekur prindërit ju ndryshon jeta përgjithmonë dhe humbjen që kanë pësuar nuk ka qeveri që mund ta kompensojë. Kur je në Qeveri nuk mundesh me qeverisë sipas sondazheve as sipas zhurmës së duartrokitjeve, ka raste kur vendimet janë shumë të rënda por prapë duhet të merren, sepse për atë arsye je aty. A e keni pakon e ringjalljes 420 milionë euro? Merrni masa! Mbështetni bizneset! Mbështetni qytetarët! Shpëtoni jetë! Zgjohuni dhe largoni mjegullën e vetëkënaqësisë që ju ka kapluar, se na morët në qafë! ”, përfundon reagimi i ish-ministres Bajrami. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!