Behramaj: Kurti po i gjen 11 milionë për rrymën e serbëve në veri, për të shpëtuar jetë nuk i paskan mbetur

“Kurti po i gjen nga 11 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve të veriut. Ndërsa, për të shpëtuar jetë të qytetarëve, përkundër që krekosej se kursimet i ka rritur në mbi 100 milionë euro dhe rritjen ekonomike po e propagandon 7.9 për qind, buxhet më nuk i paska mbetur!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, Kurti ka thënë Kosova ka buxhet të vogël dhe nuk është mundësia e vendeve perëndimore që të mbyllen qytetarët e t’i financojë shteti.

“Është e pamundur që për një kohë të gjatë të mbyllet vendi. Këto zgjidhje nuk janë ideale. Me atë çfarë kemi ditur kemi bërë më të mirën. Sa i përket personelit shëndetësor ne jemi pafundësisht falënderues, por për pagat e tyre ne kemi për shtesë solidariteti për 10 për qind. Tash nuk është situata kur punonjësit shëndetësorë janë në rrezik siç ishte vitin e kaluar ndërkaq për punën shtesë patjetër që do të kompensohen”, ka thënë ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker