Haradinaj e ndal fushatën për 24 orë në shenjë nderimi për viktimat e fundit nga COVID-19

Haradinaj thotë se këtë po e bënë në shenjë nderimi për viktimat e fundit nga COVID-19 në Kosovë.

“Sot nuk duhet të flasim për zgjedhje. Sot nuk është dita të flasim për vota. Sot është ditë zie në Kosovë. Sot flamujt shtetëror duhet të ulën në gjysëmshtizë! Sot lutem për viktimat e kësaj pandemie dhe e ftoj gjithë Kombin të bëhemi bashkë në mposhtjen e sëmundjes së shekullit”, shkroi Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 36 njerëz si pasojë e COVID-19, ndërsa bëhet e ditur se 90 për qind e tyre ishin të pavaksinuar.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!