Haxhiu tregon se çfarë duhet bërë që Kosova të shpëtoj nga katastrofa shëndetësore

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook tha se ditë më parë kishte bërë thirrje për veprim sa nuk është bërë vonë, për të shpëtuar nga katastrofa shëndetësore.

“Situata sot është pasojë e veprimeve të papërgjegjëshme të kryeministrit Kurti që organizonte tubime politike për popullizëm dhe të Arben Vitisë që ndihej komod karrshi virusit duke dhën shembullin e keq që tu printe valleve në dasma derisa virusi shpërndahej me shpejtësi’’, shkroi Haxhiu.

Ai gjithashtu shtoi edhe disa propozime që janë jetike në mënyrë që Kosova të shpëtoj nga katastrofa shëndetësore.

‘’ -Të formohet Këshilli Kombëtar për Menaxhimin e Pandemisë Covid19, me përfaqësim të të gjitha subjekteve politike dhe të shoqërisë civile.

-Të shtyhen zgjedhjet lokale,

-Të formohet Qeveria e Unitetit Kombëtar deri në përfundim të pandemisë Covid-19’’, ishin propozimet e Haxhiut.

Reagimi i plotë:

”Ditë e kobshme për Kosovën, 36 vdekje nga Covid-19!

Ditë më parë kam bërë thirrje të veprohet sa nuk është bërë vonë, për të shpëtuar nga katastrofa shëndetësore dhe rreziku për kolapsim të sistemit shëndetësor.

Koha është për veprim dhe unifikim pa dallim të spektrit politik.

Situata sot është pasojë e veprimeve të papërgjegjëshme të kryeministrit Kurti që organizonte tubime politike për popullizëm dhe të Arben Vitisë që ndihej komod karrshi virusit duke dhën shembullin e keq që tu printe valleve në dasma derisa virusi shpërndahej me shpejtësi.

Që Kosova të shpëtoj nga katastrofa shëndetësorë, propozoj që:

-Të formohet Këshilli Kombëtar për Menaxhimin e Pandemisë Covid19, me përfaqësim të të gjitha subjekteve politike dhe të shoqërisë civile.

-Të shtyhen zgjedhjet lokale,

-Të formohet Qeveria e Unitetit Kombëtar deri në përfundim të pandemisë Covid-19.

Nëse nuk veprohet urgjentisht, atëherë ministri Vitia duhet të shkarkohet për shkak të paaftësisë për menaxhim të pandemisë!”

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!