Krasniqi: Humbja e jetës së qytetarëve nga Qeveria po trajtohet vetëm si numër

“Me ditë të tëra, po na ndalë frymën kjo gjendje tmerruese, me shifra alarmante, ku humbja e jetës së qytetarëve nga virusi tashmë, për fat të keq, nga Qeveria po trajtohet vetëm si numër”, ka thënë Krasniqi, transmeton Rahoveci INFO.

Lideri i opozitës kosovare ka thënë se nuk ka betejë politike me pandeminë, por siç ka thënë ai, është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi.

Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Një tjetër ditë tragjike për Kosovën. Dhimbja nga humbjet e jetëve në betejë me Covid-19 sot u rëndua edhe më 36 humbje jetësh të tjera.

Me ditë të tëra, po na ndalë frymën kjo gjendje tmerruese, me shifra alarmante, ku humbja e jetës së qytetarëve nga virusi tashmë, për fat të keq, nga Qeveria po trajtohet vetëm si numër.

Ngushëllime të gjitha familljeve që mbetën pa më të dashurit e tyre. Është vështirë të gjenden fjalë për t’ua lehtësuar dhimbjen e madhe që kanë për këto humbje tragjike.

Nuk kemi betëjë politike për pandeminë. Por, kësaj gjendjeje tejet të vështirë është e domosdoshme që Qeveria t’i përgjigjet menjëherë me një qasje krejtësisht tjetër, me një plan konkret, me seriozitet dhe angazhim maksimal, në mënyrë që të ndalet ky hov i kobshëm i pandemisë. Është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!