Pas 36 viktimave nga COVID-19, reagon edhe presidentja Osmani

Ajo ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës do të mblidhen sot në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.

Osmani ka thënë se situate e sotme dëshmon domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve dhe bartjen e maskave për të parandaluar përhapjen e infektimit.

Postimi i plotë:

Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi e tmerrshme, e cila po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit. Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.

Situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zingjirin e infektimeve. Kjo është mbrojtja e vetme dhe më e mirë. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë!

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker