Haradinaj: Të pagjeturit dhembje që vazhdon

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ata nuk kërkuan asgjë më shumë, vetëm se të jetojnë të lirë në shtëpinë e tyre, në dheun e të parëve.
“Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre. Jemi gjithmonë bashkë”, ka shkruar Haradinaj.
Përndryshe, janë edhe 1632 persona të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. /Rahoveci INFO/