“Qeveria Kurti herë po fajëson qeveritë e kaluara e herë qytetarët për rastet me Covid-19”

Sipas tij kjo është vërtetuar në dy paraqitjet e fundit që ka pasur Qeveria para mediave.

Sipas Krasniqit dalja jashtë kontrollit e rasteve të vdekjeve dhe rasteve të reja më Covid-19, po arsyetohet nga qeveria aktuale duke akuzuar qeverinë e kaluar, por edhe qytetarët që nuk po vaksinohen.

Reagimi i plotë:

Në dy paraqitjet e fundit, Qeveria e ka pranuar se në mes të shëndetit publik dhe shëndetit të ekonomisë, ka zgjedhur ta sakrifikojë të parën.
Tash kur situata ka dalë jashtë kontrollit, përgjegjësi për këtë nuk po merr. Herë fajësojnë Qeverinë e kaluar se ka lënë pak inspektorë në AVUK, ndonëse masa për të inspektuar nuk kishte; herë fajëson qytetarët se nuk po vaksinohen, ndonëse intensiteti i vaksinimit është ngadalësuar qëllimshëm në mungesë të vaksinave të bollshme.
Pushteti edhe mund të merret duke fajësuar të tjerët, por nuk mund të mbahet si i tillë. Në pushtet duhet të qeverisësh e të marrësh përgjegjësi për vendimet. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker