Hamiti: Qeveria Kurti më e papërgatitura dhe më e pazonja në politikën e jashtme

Hamiti tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova se kjo qeveri ka dhënë shenja sikur me ardhjen e saj politika e jashtme do të nis nga e para.

Ai theksoi se për këto pesë apo gjashtë muaj Qeveria Kurti është më e papërgatitura dhe më e pazonja në krahasim me qeveritë e kaluara.

“Në të vërtetë kjo qeveri ka dhënë shenja se edhe punët e jashtme do t’i niste nga e para. Fliste edhe për dialogun thoshte s’ka vazhdim të dialogut po e nisim nga e para”.

“Në Londër ka tre vjet që nuk kemi ambasador. Nuk është përgjegjësi vetëm e kësaj qeverie por po shihet se në këta pesë apo gjashtë muaj është më e papërgatitura më e pazonja më jokompetente”.

“Në një vend kaq të rëndësishëm si Londra të mos kesh ambasador për tre vjet është papërgjegjësi e këtyre tre qeverive a sa kanë qenë në këto tre vjet. Janë ndërruar si shpesh. Po them unë sepse nuk kam qenë pjesë e këtyre proceseve, sigurisht ka pasur mosmarrëveshje ose mungesë ujdie në mes të koalicionit, mes qeverisë dhe presidencës. Ka mundësi që kjo të jetë arsyeja për mosveprim edhe në këto muaj tash”.

“Sepse po e shohim se nuk është ndërmarrë asnjë hap. Nuk është paraqitur asnjë emër në Komisionin e Jashtëm ende. Kur i kanë bërë këto shkarkime në masë sepse unë jam kundër shkarkimeve në masë të këtij soji sidomos pa vlerësim të përformancës dhe sidomos pa i bërë përgatitjet për emërime të reja”.

Muhamet Hamiti tha se programi i Qeverisë Kurti për politikën e jashtme është pa substancë dhe i dobët.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker