Komuna e Ferizajt i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Kurtit për takim

Pavarësisht thirrjes së AKK-së, Komuna e Ferizajit ka konfirmuar se pjesëmarrjen e nënkryetarit, Arton Gavazi në takimin e thirrur nga Kurti.

“Nuk kemi qenë në dijeni për këtë thirrje të AKK-së. Duke qenë se kryetari, Agim Aliu, ka rast vdekje, nënkryetari, Arton Gavazi veç ka shku në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti”, kanë thënë nga Komuna e Ferizajt për Rahoveci INFO.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Suharekës, Bali Muharremaj kanë konfirmuar se nuk do të jenë pjesë e takimit të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, kështu duke respektuar thirrjen e AKK-së për bojkot të këtij takimi./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker