Zëvendësimi i Palmerit i qëlluar, përfaqësuesi i ri do të ketë ndikim në marrëdhëniet me ShBA-në

 

Njohësi i politikave të jashtme, Arbnor Sadiku tha në një prononcim për Ekonomia Online se roli i Palmer sidomos në vitin e fundit në mbështetjen e bisedimeve Kosovë-Serbi ishte zbehur.

Sadiku ka vlerësuar se Esocbar ka një përvojë të atillë që e njeh mirë Ballkanin Perendimor, në veçanti konfliktin Kosovë-Serbi, gjë kjo që sipas tij, do të ndikojë në nxitjen e një zgjidhje përfundimtare ndërmjet të dy vendeve.

“Palmer ka qenë përfaqësues i departamentit të shetit apo sekretarit të shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si përfaqësues  për Ballkanin dhe zëvendëssekretar shteti. Ai e ka dhënë një kontribut nga vitet e 90-ta si një përfaqësues në ambasadën amerikane në Beograd dhe vendet e rajonit megjithatë ai është munduar që të përkrahë dhe negocioj bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë deri në fazën sa është emëruar si emisar special Grenell dhe përfaqësues direkt i presidentit të ShBA-ve Donald Trump dhe këtu mendoj që roli i Palmer ka përfunduar dhe kemi pasur një rol më të theksuar të Grenell për çka mund të themi se ai sidomos periudhën e fundit, ka pasur një rol më të dobët në mbështetjen e bisedimeve mes Kosovë edhe Serbisë”.

“Ajo çka ne kemi parë deri më tani për Escobar ai është një përfaqësues politik i cili ka punuar në Bosnjë Hercegoviceë, Beograd dhe në disa vende të rajonit për çka edhe realisht e ka përvojën e duhur, siç duket e njeh konfliktet dhe problematikat e Ballkanit Perëndimor veçanërisht mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. Andaj konsideroj që është një hap pozitiv i ndërmarrë nga presidenca Joe Biden. Duke marrë parasysh që deri më tani Kosova nuk ka pasur një orar të negociatave, nuk ka pasur një agjendë, platformë dhe përgjegjshmëri të palëve në dialog. Konsideroj që emërimi i një përfaqësuesi special për tu marrë me Ballkanin Perendimor siç është Escobar do të vendos në përgjegjësi të dyja palët dhe do të nxisë më tej dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me një periudhë të caktuar kohore duke i futur palët në fazën përfundimtare të gjetjes së një zgjidhje”, është shprehur ai.

Poashtu Sadiku ka thënë se veç dialogut Escobar mund të luaj rol të madh në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve bilateale Kosovë-ShBA.

“Roli i tij kryesor do të jetë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, në përkrahjen e ambasadës së ShBA-së në Kosovë, në nxitjen  e rimit të dialogur dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira bilaterale mes Kosovës dhe ShBA së dhe avancimin e tyre në një stad më të lartë se në kohën e presidentit Trump”, ka përfunduar ai.

Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Gabriel Escobar javën e ardhshme pritet të marrë detyrën e zëvendësndihmës sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ky lajm është konfirmuar nga Ambasada amerikane në Beograd.

Deri më tani këtë post e ka mbajtur Matthew Palmer, i cili ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i DASh-it për Ballkanin Perëndimor.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker