Krasniqi: Nga Albin Kurti s’po shohim qeverisje, do të ishte mirë të mësonte nga PDK

Krasniqi tha se nga zoti Kurti s’ka çfarë të mësohet, as opozitarizëm as qeverisje.

“Nga zoti Kurti ne s’kemi çfarë të mesojme asgjë, as opozitarizëm dhe as qeverisje. Ai do të ishte mirë të mësonte nga qeverisja e PDK-së. Ka tashmë dy vite në pushtet dhe s’mundet t’i numërojë 3 projekte të mëdha të qeverisjes ë tij. Opozitarizimi i zotit Kurtit s’ka qenë opozitarim, po bojkotim. Opozitarizmi jonë do të bazohet në kompetencë dhe dije. Cinizmin e zotit Kurtit e kuptoj, eshte pjesë e karakterit politike që ai ka ndërtuar. Ajo ç’ka duhet të përjetonim nga zoti Kurti është qeverisje, këtë s’po e shohim. PDK nën udhëheqjen time dhe bashkë me instancat drejtuese do ta kthejnë debatit tek alternative, tek oferta. Kemi qeveri po s’kemi qeverisje. Po flasim për një menaxhim shkarazi të problemeve” tha Krasniqi në emisionin “Prime”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker