Kurti takon Varhelyi, përsërit që kosovarëve duhet t’i liberalizohen vizat sa më parë ​

Në takim u diskutua gjendja me pandeminë COVID-19 dhe rëndësia që ka për popullin e Kosovës përkrahja nëpërmjet fondeve për përballimin e vështirësive dhe ringjalljen ekonomike.

Kurti përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin sa më parë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa falënderoi komisionin për punën që po bën për të bindur vendet skeptike.

Ai e njoftoi Varhelyi për angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma dhe e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në finalizimin e këtij procesi.

Varhelyi theksoi mbështetjen që Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i japë Kosovës në procesin e reformave.

Duke folur për zgjerimin e BE-së, kryeministri tha që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker