Nis Forumi në Bled të Sllovenisë, merr pjesë edhe Kurti

Në Forumin që është i ndarë në dy panele, do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra dhe presidentë të shteteve të ndryshme, transmeton Rahoveci INFO.

Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin “Future of Europe – Enlargement” (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit o të jenë Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, kryeministri slloven Janez Jansha, ai i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i Bullgarisë, Rumen Radev, përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, Christian Schmidt, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Në panelin me temë “Future of Europe – To Stand and Withstand”, (E ardhmja e Evropës – të qëndrosh dhe të përballosh) do të diskutojnë presidentja e Komisionit Evropian,Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Parlamentit Evropian,David Sassoli, Kryeministri i Republikës së Çekisë, z. Andrej Babish, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, Kryeministri i Republikës Çeke, z. Eduard Heger, Kryeministri i Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Republikës së Serbisë , Aleksandar Vuçiq, Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolini dhe znj. Dubravka Shuica, Nënkryetare e Komisionit Evropian për Demografi dhe Demokraci”, njofton zyra për media e Kurtit.

Në margjina të Forumit në Bled, shefi i Qeverisë kosovare do të ketë takime bilaterale, për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID 19.

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker