KQZ vendos sot për (de)certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 17 tetorit

Përmes një njoftimi zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot mban mbledhjen e radhës, transmeton Rahoveci INFO.

Mbledhja do të fillojë nga ora 12:30.

KQZ në këtë komunikatë ka bërë të ditur se sot do bëhet shqyrtimi i rekomandimeve për certifikim dhe decertifikim të kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Komunikata e plotë e KQZ-së:

Ju njoftoj se sot (e premte, 3 shtator, ora 12:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1.      Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2.      Aktivitetet e ZRPPC-së:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për decertifikim të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2021.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2021.

3.      Të ndryshme;

/Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!